Rritja e numrit të të shtruarve në spitale për shkak të koronavirusit duket se kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë që të gjejë mundësi alternative të shtimit të numrit të respiratorëve në
përdorim.
Kështu, siç raportojnë mediat daneze, Shqipëria ka marrë në
përdorim 30 respiratorë nga Danimarka me qëllim përdorimin në
spitalet tona për të trajtuar pacientët që janë në
terapi intensive, shkruan albeu.com.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Danimarkës, e cila thekson në faqen e saj se respiratorët do t'i jepen në
përdorim Shqipërisë për aq kohë sa do t'i duhen dhe më pas do të rikthehen në vendin e origjinës.
Situata me të shtruarit nga koronavirusi është rënduar në
spitalet shqiptare. ISHP njoftoi dje për 201 të shtruar në të dy
spitalet Covid, nga të cilët 17 janë në
terapi intensive dhe 8 të intubuar. /albeu.com
Shtuar më 23/09/2020,
ora 11:11