Alarm në Shqipëri, brenda javës 14 mijë të sëmurë nga gripi
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga mbyllja e muajit Janar, ndërkohë gripi dhe virozat po arrijnë kulmin.

Instituti i Shëndetit Publik vetëm kete jave ka regjistruar 14 mije persona te sëmure.

Jemi pranë epidemisë, e cila sipas specialisteve shënohet kur kemi mbi 17 mije raste te prekur nga gripi.

Krahas virozave te ndryshme, ne vendin tone po qarkullon gripi i tipit B dhe AH1N1, shkruan Vizion Plus.

Deri tani nuk ka pasur raste te renda.

Numrin me te madh te te prekurve e zene fëmijët, te cilet kane mbushur urgjencat dhe qendrat shëndetësore.

Mjeket thone se ka ende kohe per t’u vaksinuar.

Vaksina është shpërndare ne qendrat shëndetësore dhe eshte falas per grupet e riskut.

Pas injektimit duhen te paken dy jave qe te vaksinuarit te krijojnë imunitet ndaj gripit. /albeu.com/


Shtuar më 26/01/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori