Turbekulozi shkakton panik në Durrës
Pëlqej
Një ngjarje alarmante ka ndodhur në spitalin e Durrësit, pasi raportohet se janë identifikuar dy raste me turbekuloz.

Të prekurit jetojnë në zonën e Nishtullës në lagjen 14 të Durrës.

Një mjek në Spitalin e Durrësit ka zbuluar se edhe një vit më parë është zbuluar një rast me tuberkuloz në komunitetin rom raporton FaxWeb. Mjeku thekson si situata është nën kontroll dhe janë marrë të gjitha masat e duhura.

“Në qendrën nr 7 në zonën e Nishtullës, pati një përhapje një vit më parë, u kap një rast me turbekuloz. Emra nuk mund t’ju them. U kap dhe u trajtuar që nga senatoriumi dhe me të gjithë mjekët e senatoriumit, Donikën e nderuar të senatoriumit, që ka bërë trajtime shpesheherë me ne për këtë problem dhe me qendrën dispanserinë e Durrësit, me doktor Zyber Puplën, u koordinua dhe u fut në mjekim zotëria Ramazan Çani dhe u shërua. Patëm një sërë problemesh që lidhen me to dhe rastet e kontaktit të tuberkulozit.

Kemi shkuar të në të gjitha rrugët dhe rrugicat duke pasur parasysh ku jeton komuniteti rom dhe vëmë në dispozicion makinat Kemi çuar të paktën 80 raste të menduar të kontaktit dhe u bënë grafitë në dispenseritë e drejtuar nga Zyber Pupla. Pozitiv mbeti vetëm ky zotëria që ju thashë pak më parë. U trajtua me problematikat e tij duke ia çuar të gjitha në shtëpi mjekimin. Të gjitha në shtëpi ia kemi çuar mjekimin, me bidona ujë dhe molton ia kemi dhënë vetë. Duke qenë se u bë takimi te bashkia me këto shoqata dhe para një javë kishim një takim te salla e bashkisë dhe përfaqësues të Ministria e Shëndetësë dhe morëm këto masa përfundimtare. U la që analiza që nuk bëheshin në Durrës të bëheshin në Durrës. Jemi në ndjekje komplet në mëngjes jemi në një seminar që marrin pjesë të paktën 30 mjekë për të analizuar rastin. Aktualisht unë kam vetëm dy raste të menaxhueshme që marrin mjekim në shtëpi.

Ça masash u morën nga ana jonë në bashkupimin me Shërbimin e Teknologjisë dhe instancave të tjera, nga një shoqatë Zviceriane dhe drejtorive tona? Me kë rrin ky? Kush janë anëtarët e familjes?. Janë thirrur të gjithë dhe janë dërguar për grafi dhe ka qenë në negative. Aktualisht këto dy janë nën mjekim dhe gjendja është në rregull”, tha mjeku.
Shtuar më 19/10/2018, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori