Alarm në Durrës! Tuberkulozi prek 3 sanitare brenda spitalit
Sëmundja e Tuberkulozit kanë dhënë sërish alarmin. 4 pacientët e shtruar në spitalin Rajonal në Durrës të cilët gjenden aty prej muajsh po rrezikojnë jetën edhe të personelit.

Burime nga reparti infektiv në spitalin rajonal të Durrësit kanë bërë të ditur se tre veta, pjesë e shërbimeve mbështetëse të spitalit, janë infektuar dhe tashmë gjenden në rrezik për jetën.

Bëhet fjalë për tri sanitare që janë infektuar, pasi në repartin ku ato janë të punësuara u shtruan katër pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e tuberkulozit.

Tri punonjëset e infektuara nga sëmundja e rrezikshme kanë shfaqur shenja përkeqësimi dhe siç mësohet dy prej tyre janë dërguar në Tiranë, shkruan Panorama.

Njëra nga sanitaret po mbahet në repartin infektiv të Durrësit, ndërkohë që gjendja e saj paraqitet më mirë se dy koleget e saj që u dërguan me urgjencë drejt Sanatoriumit të Tiranës.

Burime nga spitali i Durrësit kanë bërë të ditur se tri gratë mund të jenë infektuar gjatë ndërrimit të çarçafëve dhe dërgimit të tyre në lakanderi. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse sanitaret e prekura nga tuberkulozi janë vaksinuar apo jo gjatë moshës që kryhet vaksina kundër TBC-së.

Të njëjtat burime kanë shtuar se kjo sëmundje përhapet lehtë- sisht nga një person i sëmurë te një tjetër dhe organi i parë që preket më së shumti janë mushkëritë.

Ngjarja në fjalë ka tronditur personelin e spitalit, jo vetëm për shkak të përhapjes së sëmundjes te të punësuarit në spital, por sepse mund të gjendemi në prag të ndonjë epidemie.

Personat e sëmurë në spital po mbahen nën mbikëqyrje të rreptë nga ana e mjekëve dhe personali po bën shumë kujdes gjatë kontrollit dhe mjekimit të tyre. /albeu.com/

Shtuar më 22/06/2017, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori