Al-Zavahri, ironi me iniciativen e Obames
Albeu.com
Ai që njihet si krahu i djathtë i Bin Ladenit, egjiptiani Ajman Al-Zavahri vë në lojë iniciativën e presidentit Obama për mbajtjen në Kabul të një konference mbi sigurinë e Afganistanit.Në postimin më të fundit në internet numri dy i Al Kaedës gjithashtu deklaroi se liderët e qeverive arabe të mbledhur rreth perëndimit ishin dhe më të rrezikshëm për palestinezët sesa Izraeli. "I shkreti Obama vjen në Kabul e premton se talebanët nuk do të kthehen në pushtet… I shkreti ti, po a mund të premtosh që dhe hordhitë e tua do të kthehen të sigurta në SHBA", thuhet në mesazhin audio të publikuar në internet. Deklaratat pasojnë ato të publikuara në muajin mars nga kryeterroristi që besohet se fshihet në zonën malore të Pakistanit.
Shtuar më 20/07/2010, ora 12:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori