Al-Kaeda importoi sheqerin ne Shqiperi, SHBA bllokon pasurite e "shqiptarit" Saleh
Albeu.com
Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur dje te bllokoje te gjitha pasurite e Abdul Latif Saleh. Jordanezi me shtetesi shqiptare, i cili ka drejtuar ne Shqiperi deri ne 13 nentor 1999 kompanine e ndertimit "Karavan", eshte shpallur ne listen e zeze te financuesve te terrorizmit.Sipas njoftimit zyrtar te Departamentin te Thesarit, ekzistojne prova te bindshme qe e lidhin Saleh me organizaten Al Kaida te Bin Laden, e cila gjate viteve te qendrimit te tij ne Shqiperi, ka organizuar disa biznese dhe veprimtari bamirese qe dyshohet se kane patur per qellim pastrimin e parave te terrorizmit. Raporti amerikan, deshmon se Saleh ka ardhur ne Shqiperi pasi ka siguruar nje financim prej 600 mije dollaresh prej Jasin Kadise, njerit prej personave te afert me Al Kaiden dhe qe ne Shqiperi njihet edhe si njeri prej financuesve te ndertimit te kullave binjake ne bulevardin "Deshmoret e Kombit".

Fillimisht, Saleh eshte vendosur ne drejtimin e shoqates fetare bamirese "Shkenca dhe Jeta", dhe ne 1 dhjetor 1995 ka marre prej ish-presidentit Sali Berisha edhe shtetesine shqiptare. Nen petkun e bamiresit, Saleh ka marre besimin e Yasin Kadise per te drejtuar me pas edhe firmen "Alba-Medika", e cila importonte medikamente ne Shqiperi. Sipas raportit te Departamentit te Thesarit, zbulohet se Saleh dhe Kadi kane kryer gjate ketyre viteve edhe importin e sheqerit ne Shqiperi duke siguruar fitime te medha ne nje sektor ku ishte e veshtire te perballoje monopolin e krijuar nga firma te tjera. Nderkohe, gjurmet e Saleh pas viteve '97 zbulohen dhe ne drejtimin e kompanise se ndertimit "Karavan", e cila ndertoi disa pallate ne Tirane.

Por ndryshe nga teza e deritanishme e sherbimeve sekrete shqiptare, njoftimi zyrtar i departamentit te Thesarit, zbulon se Saleh kishte si detyre ne Shqiperi edhe "destabilizimin e situates se brendshme duke acaruar grupet e ndryshme fetare". Per kete qellim, jordanezi me shtetesi shqiptare financoi krijimin e nje grupi te Xhihadit egjiptian ne Tirane, gjashte prej te cileve u arrestuan ne vitet '98-'99 pas aksioneve te perbashketa te SHISH-it dhe CIA-s. "Saleh ishte personi qe siguronte mbeshtetjen e organizates ne Tirane, duke nisur qe nga pritja e tyre ne aeroport e te gjithe detyrat e tjera", thuhet ne raportin e Departamentit te Shtetit. Pas perzenies nga Shqiperia, Saleh ka humbur gjurmet dhe vendi i fundit ku eshte pare eshte Arabia Saudite. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 20/09/2005, ora 14:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori