AKZ në Vlorë: Çlirimi të bashkojë të gjithë shqiptarët
Aleanca Kuq e Zi gjatë ditës së sotme pritët që të zhvendoset në qytetin e Vlorës. Sipas drejteusve të kësa lëvizje gjatë ditëve në vijim kjo lëvizje do të merret me organizimet festive të Nëntorit.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe dhjetëra organizata të tjera të cilët kanë vendosur që të bëjnë një aorganizimn për festën e clirimit. Sic deklaron kjo lëvizje, në organizimin e këtyre festive kombëtare nuk pranohet ndarja politike.

Politika shqiptare në vite ka festuar e ndarë “28 Nëntorin” dhe festën e Clirimit. Përfaqësuesit e së djathtës bashkë me festën e Pavarësisë përkujtojnë edhe festën e Clirimit të Shqipërisë, ndërsa për të majtët këto dy festa janë të ndara.

“I bëjmë apel qytetarëve të jenë më 26 nëntor të gjithë në sheshin e Flamurit. Një flamur gjigand Kuq e Zi do mbulojë gjithë sheshin. Kjo është festa e patriotëve, jo e politikanëve. Le t’i bashkojë flamuri Kuq e Zi të gjithë faktorët” shkuhej në deklaratën e shpërndarë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori