AKZ ka një kërkesë për Kerry-n (VIDEO)

LAJM I FUNDIT: Bulevardi “pushtohet” kuqezi: Mr.Kerry mos tako qeveritarët kriminelë dhe publiko emrat e tyreAleanca KuqeZi është tubuar sot në bulevard në pritje të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.Dhjetra aktivistë “kuqezi”, kanë vendosur një banderolë për ardhjen e sekretarit Kerry në Shqipëri.Në tubim, AK bëri thirrje që sekretari amerikan nuk duhet të takohet me qeveritarët shqiptar të korruptuar.Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu i uroi mirëseardhjen John Kerry-t, ndërsa i kujtoi atij se duhet të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, të përmendur kohë më parë nga ambasadori i tij, Donald Lu.Spahiu theksoi se Shqipëria për 25 vjet demokraci ka zero investime amerikane.Më tej, ai bëri me dije se shqiptarët janë një popull pro amerikan, me qeveritar servil dhe të korruptuar.“Rreziku i Shqipërisë, banditizmi dhe jo patriotizmi”,-tha kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.Aktivistët “kuqezi” vendosën një mesazh për Kerry-n në krye të Bulevardit të Tiranës.

Posted by Kreshnik Spahiu on Saturday, February 13, 2016
Bulevardi “pushtohet” Kuq e Zi: Mr.Kerry mos tako qeveritarët kriminelë dhe publiko emrat e tyre.

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot në bulevard një protestë, një ditë para mbërritjes në Shqipëri të Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Dhjetra aktivistë “Kuq e Zi”, kanë vendosur para Universitetit Politeknik të Tiranës një banderolë për ardhjen e sekretarit Kerry në Shqipëri.

Në tubim, AK bëri thirrje që sekretari amerikan nuk duhet të takohet me qeveritarët shqiptar të korruptuar.

Në fjalën e tij, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu i uroi mirëseardhjen John Kerry-t, ndërsa i kujtoi atij se duhet të publikojë emrat e politikanëve kriminelë, të përmendur kohë më parë nga ambasadori i tij, Donald Lu.

Spahiu theksoi se Shqipëria për 25 vjet demokraci ka zero investime amerikane.

Më tej, ai bëri me dije se shqiptarët janë një popull pro amerikan, me qeveritar servil dhe të korruptuar.

“Rreziku i Shqipërisë, banditizmi dhe jo patriotizmi”,-tha kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Aktivistët “Kuq e Zi” vendosën një mesazh për Mr.Kerry-n në krye të Bulevardit të Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2016, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori