Akuzuan një shqiptar, por këngëtarja serbe u vra nga vjehrri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Këngëtarja serbe Jelena Krsmanovic, për të cilën fillimisht ishte thënë se ishte vra nga një shqiptar, ka dalë që është vrarë nga njerku i saj.

Ky fakt është konstatuar nga ekspertët e mjekësisë mjeko – ligjore të Serbisë, të cilët pasi që kontrolluan gjithë shtëpinë e këngëtares gjetën edhe faktet tronditëse, shkruan GazetaExpress.

Jelen u vra në shtëpinë e saj kurse më pas ishte hedhur në një kanal pranë Borces. Sipas mediave serbe, Jelena u vra nga vjehrri i saj që kishte probleme psikologjike.

Vrasësi thuhet se e ka pranuar fajësinë dhe ka dhënë deklaratën e tij se pse e ka bërë këtë. Në fillim ishte thënë se këngëtarja serbe ishte vrarë nga një shqiptar. /Albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016, ora 07:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori