Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e
Apelit të Vlorës Pelivan
Malaj. Sipas KPK-së, shkak i shkarkimit të prokurorit janë problemet me pasurinë që i janë gjetur subjektit të rivlerësimit.
Malaj ka mbajtur detyrën e prokurit që prej vitit
2003">
2003., ndërsa tashmë do të përjashtohet për të paktën 15 vite nga sistemi i drejtësisë.
Pelivan
Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj
2003">
2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së
Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada.
Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.
Gjatë seancë dëgjimore
Malaj, akuzoi KPK se nuk i kishte marrë parasysh të gjitha dokumentet e paraqitura prej tij.
Prokurori tashmë i shkarkuar, tha se kishte kryer një kontroll te CD me prova të dërguar nga ana e KPK nga kishte konstatuar se mungonte një shkresë e dërguar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Vlorë që konfirmonte se ai kishte ushtruar profesionin e avokatit, se kishte qenë i regjistruar me nipt dhe kishte paguar tatimet. “Pasqyrohen edhe tatimet e paguara për vitin 1997 nga puna si avokat”, sqaroi
Malaj. “Kjo provë konsideroj se e përmbys balancën negative të konstatuar nga Komisioni”, theksoi
Malaj.
Megjithë pretendimet e tij,
Malaj u shkarkua sot me vendim unanim të anëtarëve të KPK-së.
Shtuar më 11/01/2021,
ora 10:40