Akuzoi dy shqiptarë se kishin tentuar ta përdhunonin, bien akuzat e norvegjezes
Ditën e djeshme një turiste norvegjeze denoncoi në Greqi, se dy të rinj 23 dhe 28 vjeçar, kushërinj nga Shqipëria, por me banim në Greqi, kishin tentuar që ta përdhunonin në ishullin Rodos.

Siç bënin të ditur mediat greke, turistja norvegjeze, 19 vjeç, kishte rrëfyer se u përdhunua, pastaj dy djemtë shqiptarë i kishin kërkuar që të shkonte tek bankomati dhe tu jepte atyre kartëmonedhat e tërhequra.

Por në dëshminë e tyre ata kanë mohuar abuzimin ndaj të resë, madje kanë thënë se gjithcka ka ndodhur me dëshirën e saj.

Ka qenë edhe avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou e cila e ka mbështetur pohimin e djemve dhe tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.

Gjykata vendosi që dy djemtë shqiptarë do hetohen të lirë.
Shtuar më 03/08/2019, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori