Akuzohet se helmoi vjehrrën, familja e nuses ka një tjetër version për ngjarjen
Pëlqej
Ndërkohë që vajza e tyre prej dy ditësh është në burg pasi helmoi për vdekje vjehrrën, familja e 21-vjeçares ngulojmë në pafajësinë e saj.

Xhaxhai i Marjana Cmetës, Selim Cmeta, ka deklaruar se rrëfimi i Marjanës te hoxha është një sajesë.

"Familja Lami po hedh baltë mbi vajzën tonë, Lirie Lami ka tentuar të vetëhelmohet edhe më parë.

Vajza ka shkuar te hoxha ne vjehrrin dhe të vëllanë. Vajza është e pafajshme.

Vajza ka thënë Zoti t’ja falë mëkatet vjehrrëzs. Marjana ishte 8 muajshe shtatzanë"- ka deklaruar xhaxhai i saj.

Dëshmia e nuses vrasëse në polici:

"E mora në telefon dhe i thashë që duhet të vinte brenda se ne duhej të pajtoheshim.

Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë.

Po përpëlitej. Donte të hapte dritaren dhe të kërkonte ndihmë. Aty mendova se mora fund.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot.

Isha e fiksuar se vjehrra po më ndikonte në marrëdhënien time konfliktuale me bashkëshortin. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2018, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori