Në sajë të operacionit të koduar “Poker”, efektivët e policisë së Vlorës kanë vënë në
pranga një 23 vjeçar, të akuzuar për "
vjedhje me armë".
Të njëjtat burime shtojnë se u vu në
pranga personi i katërt i shpallur në kërkim për “
vjedhje me armë” e kryer në bashkëpunim.
I ndaluari është 23 vjeçari Aldair Basho, banues në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më 27 korrik 2014, në afërsi të fshatit Peshkëpi.
I riu në bashkëpunim me Lorenc Bitaj, Julian Simoni dhe Anxhelo Metaj, të tre të arrestuar nga policia, kanë tentuar tu vjedhin nën kërcënimin e armës shtetasve Dh. D., dhe N. Xh., të dy banues në Korçë shumën prej 18 mijë euro.
Ndaj të riut, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014,
ora 13:47