Mbappe bën heroin, Franca siguron kualifikimin

Kylian Mbappe është heroi i Francës.

Numri 7 ka realizuar ka realizuar 2 gola në minutat 61′ 86′ duke i dhënë fitoren 2-1 Francës ndaj Danimarkës në ndeshjen e dytë të Grupit D.

Sa i përket Danimarkës, Christensen barazoi përkohësisht shifrat 7 minuta nga goli i parë i Mbappe.

Me këtë sukses, Franca mban kreun me 6 pikë, duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Ndërkohë, për Danimarkën bëhet sa më i vështirë kualifikimi teksa do të luajë përballë Australisë e cila ka 3 pikë. SHIKO GOLAT. /G.D albeu.com/


Shtuar 26.11.2022 18:56