Akuzohet për krime në Itali, ç’ka deklaruar Rakipi në formularin e dekriminalizimit

Ditën e sotme Partia Demokratike akuzoi deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi për përfshirje kriminale në Itali dhe për këtë kërkoi hetim nga prokuroria.

Në dokumentin dorëzuar në Prokurori dhe firmosur nga deputetet e saj, PD-ja kërkon “verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit Aqif Rakipi, detyrë deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.

Por çfarë ka deklaruar Rakipiformularin e dekriminalizimit? (Shfleto galerinë)

Aqif Rakipi pak kohë më parë u përfshi në një ngjarje të rëndë, teksa aksidentoi me vdekje një person në autostradë në afërsi të Vorës, por më pas u lirua nga akuza.

Aqif Rakipi ishte ndër deputetet që votuan pro qeverisë “Rama 2” gjatë konstituimit të saj në Kuvend duke u pozicionuar haptas krah Ramës. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2017, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori