Akuzohej për trafik armësh Itali-Shqipëri, në pranga 32 vjeçari
Pëlqej
Një 32 vjeçar i shpallur në kërkim për "trafik armësh" dhe i konsideruar nga hetuesit si person i rrezikshëm është vënë në pranga nga policia italiane në Fabro, ku po jetonte prej një viti me familjen e tij.

Sipas policisë, shqiptari ishte tërhequr nga ky aktivitet dhe së bashku me familjen e tij, kishte vendosur të niste një jetë të re në Fabro të Italisë, ku dhe kishte arritur të merrte dhe lejen e qëndrimit.

Të njëjtat burime shtojnë se 32 vjeçari ndodhet në burgun Orvieto dhe është në pritje të ekstradimit në Shqipëri, ku dhe duhet të vuajë dënimin me 12 vjet burg për "prodhim të paligjshëm" dhe "trafik të armëve dhe municioneve" mes Italisë e Shqipërisë.

Sipas hetimeve, 32 vjeçari kishte një rol kryesor në dorëzimin e armëve, në portin e Ankonas. Mendohet se janë dhjetra pistoleta dhe mijëra plumba të kalibrave të ndryshëm që ai i'a dorëzonte një bashkëatdhetari të tij. 32 vjeçari ishte pjesë e një bande, e cila merrej me trafikun ndërkombëtarë të armëve mes Italisë dhe Shqipërisë. Shqiptari ndodhet në burgun e Orvietos, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri, ku akuzohet për "prodhim", "posedim" dhe "trafik ndërkombëtar të armëve dhe municioneve". /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori