Shtohet misteri, Ervis Martinaj “shfaqet” në plazh, fotografia “trazon” rrjetin (FOTO LAJM)

Një fotografi e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj, po qarkullon ditën e sotme në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një fotografi të papublikuar më parë të biznesmenit, e sjellë nga voxnews.al, ku ai shfaqet në plazh.

Nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapsirë pa shezloge përreth, ku Martinaj duket i sigurt.

Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të investuar për ta eliminuar fizikisht.

Kujtojmë se prej datës 8 gusht të këtij viti, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur, pas denoncimit të familjarëve, të cilët u shprehën se nuk kanë asnjë kontakt me të.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i tij, megjithëse policia ka arritur të gjurmojë disa prej lëvizjeve të tij të fundit para se të zhdukej./albeu.com/