Pozicioni i grupit të
Bajrave, i goditur një vit me parë, pritet të rëndohet sërish. Sikundër thotë një burim i besueshëm i Top Channel, së paku ndaj dy prej tyre, ndaj
Behar Bajrit dhe Safet
Bajrit, prokuroria do të ashpërsojë qëndrim dhe do të shtojë akuzat.
Të dhënat interesante për hetimin dolën gjatë kqyrjeve të përgjimeve telefonike dhe dokumentave të sekuestruara, për sa i takon lëvizjes së
Bajrave në fushën e gjobëvënies, por edhe më tepër.
I konsideruar si nje nga protagonistet kryesorë të
Bajrave,
Behar Bajri, 40 vjeç, veç pesë akuzave se shpejti do të ketë edhe dy të tjera, me kryesorja e lidh atë me ndikimin pranë autoriteteve shtetërore për të punësuar dhe mbajtur në detyrë një
shtetase. Siç thonë burime të sigurta, dyshohet se duke ndikuar pranë një institucioni,
Bajri ka ushtruar ndikim të paligjshëm për shtetasen e cila ndërkohë nuk e frekuentonte fare detyrën, edhe pse rezultonte e angazhuar. Kjo
shtetase është marrë në pyetje më herët, thonë burime të sigurta, ndërkohë që identiteti i saj nuk bëhet i ditur pasi hetimet po zhvillohen me intesitet.
Behar Bajri është ekstraduar gjatë korrikut të këtij vendi nga Holanda, si një ndër të arrestuarit e operacionit “OAZ”, që u finalizua me arrestime të tjera sikundër ai i Enver
Bajrit, jashtë Shqipërisë, apo edhe Safet
Bajri në kryeqytet. Ky i fundit, së bashku me Ilir Rustemin, pritet t’u adresohen edhe vepra të tjera të gjobëvënies. Grupi i
Bajrave ka një sërë akuzash të bëra më herët publike që nga veprat e vrasjes dhe kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. /Top Channel
Shtuar më 18/11/2019,
ora 16:10