Akuzat për shitje armësh, MM: Braçe përgjegjësi para ligjit
Ministria e Mbrojtjes i konsideroi shpifje akuzat e Partise Soialiste për shitjen e armeve. Zedhenesja e ketij institucioni tha se deputeti Erjon Brace do te mbaje pergjegjesi ligjore per deklaratat qe ka bere.

"Partia Socialiste, pavarësisht se e kapur në gafa të rënda dhe shkelje flagrante te ligjeve të shtetit shqiptar vijoi serialin e shpifjeve dhe sulmeve kundër ministrisë së Mbrojtjes. Kjo çështje është orientuar në rrugë ligjore dhe padyshim që shkelësit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Në respect të opinionit publik dëshirojmë të sqarojmë pavërtetësinë e spekulimeve dhe manipulimeve të bëra nga deputeti Braçe në lidhje me çmimet e shitjës së disa artikujve ushtarakë. Edhe sikur të konsiderojmë logjikën manipulative të zotit Braçe diferenca e vlerës për favorizimin e supozuar është 2 mijë dollar. Ku janë qindra milionë dollarë të deklaruar nga zoti Braçe? Ky është një mashtrim i madh për të cilin ai duhet të përgjigjet publikisht"- tha Lorisa Ylli. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2012, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori