Ministria e Mbrotjes ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për shitje të
pronave të ushtrisë. Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm Edvin Kulluri, ka deklaruar se
Ministria ka zbatuar të gjitha procedurat sipas ligjit për
pronat.
"
Ministria i ka bërë publike çdo ditë
pronat e tepërta të ushtrisë pjesë e të cilave janë edhe
pronat e deklaruara nga
deputeti Balla. Deklaratat e Ballës përbëjnë një nxitje që listës së 71
pronave që ia janë transferuar pushtetit lokal për privatizim ti shtohen edhe prona të tjera siç e parashikon ligji. Rreziku që i kanosej Shqipërisë nga vendet imperialiste sot është shndërruar në marrëdhënie shumë të mira” tha Kulluri.
Ndërkohë ditën e djeshme
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka akuzuar sërish ministrinë e mbrojtjes se po shet aerodromin e ushtrisë në Vlorë ndërkohë që kjo pronë e cila ndodhet brenda vijës së verdhë të Bashkisë mund të përdorej për nevojat e komunitetit. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2012,
ora 12:14