Akuzat për Lokën si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, Lleshaj merr përgjegjësi
Ministri i Brendshëm Sandër
Lleshaj ka takuar ditën e sotme në Korccë funksionarë të Policisë së Shtetit.
Në këtë ceremoni,
Lleshaj është pyetur edhe për akuzat e opozitës, se Gjovalin Lokaj ka qenë
bashkëpunëtor i
Sigurimit të Shtetit.
Lleshaj ka thënë se mban
përgjegjësi për emërimin e Lokës, duke shtuar se vlerëson maksimalisht punën e tij.
“Mbaj
përgjegjësi për emërimin e Gjovalin Lokës si drejtor në Policinë e Shtetit.
Unë e kam emëruar dhe mbaj
përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij. Akuzave të opozitës nuk iu përgjigjem”, ka deklaruar
Lleshaj.
Partia Demokratike akuzoi drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike Gjovalin Lokën se ka qenë
bashkëpunëtor i
Sigurimit të Shtetit.
Shtuar më 01/09/2020,
ora 11:16