Akuzat për falsifikim doktorature, Erjona padi Pollos, Boçit dhe 'Vitrinës'
Pëlqej
Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektimit të Ligjshmërisë pranë Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit, Ejona Isufaj ka paditur në Prokurori dhe gjykatë pese persona, mes tyre edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, për akuzat e bëra ndaj saj, se e ka false diplomën e doktoraturës.

Ajo ka dorëzuar kërkesën penale për shpifje ndaj: Edmond Vlashaj, përfaqësues i shkollës së lartë private “Vitrina”; Aldorin Braho administrator në këtë shkollë, Pirro Cipo rektor i kësaj shkollë si dhe dy deputetë të Partisë Demokratike, Genc Pollo e Luciano Boci.

Pas dorëzimit të padive, ajo ka theksuar për mediat se është hedhur baltë ndaj saj pasi studimet i ka kryer në Universitetin e Sienës.

“Kam studiuar në Universitetin e Sienës. Në 2005 u regjistrova në një institut për studime pasuniversitare, dhe mbarova në 2008. Kur tentova ta ekuivalentoj diplomën mora vesh që ky institut nuk njihet nga MAS. Nuk e dija që diploma ime është e pavlefshme. Unë jam sot në krah të 6 mijë studentëve që kanë pësuar të njëjtin fat, sepse atëherë shteti nuk ishte asgjëkund për të më lajmëruar. Ndaj vendosa që shpifjet e bërë ndaj meje t’i çoj para drejtësisë” tha Isufaj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori