Pas Vlorës edhe Durrësi përfshihet nga era e fuqishme, ndalohet lundrimi i këtyre mjeteve

Mbrëmjen e djeshme u njoftua se sot dhe nesër në Vlorë do të ndalohet lundrimi I mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në det, për shkak të motit të keq.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Durrës, ku si pasojë e erës së fortë, kapitaneria ka urdhëruar që të mos dalin në det anijet e tonazhit të mesëm dhe të vogël.

Sektori peshkimit ka pezulluar punën në det, në një urdhër të dytë. Po ashtu edhe ngarkim-shkarkimit./albeu.com


Shtuar 22.04.2022 09:24