Moti i keq trazon detin në Vlorë, shihni pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

Pranvera refuzon të vijë edhe pse jemi në fund të muaji prill. Moti me reshje dominon në të gjithë vendin, ndërsa në bregdet deti është trazuar, siç mund ta shihni dhe nga pamjet.

Për shkak të situatës prej mbrëmjes së djeshme është pezulluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Ndërkohë edhe trageti është nisur nga Brindisi në drejtim të Vlorës vetëm në orët e para të mëngjesit kjo edhe për shkak të situatës nga moti.


Shtuar 22.04.2022 09:04