Akuzat ndaj Rulit, reagon Ministria e Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë ka reaguar për akuzat e PS-së ndaj ministrit Genc Ruli për korrupsion me tenderat e hidrocentraleve. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e ministrisë duke i cilësuar akuzat si absurde theksoi se kjo është një strategji i PS-së për fushatë zgjedhore.

"Është për të ardhur keq për këtë strategji të çalë. Edi Rama hiqet sikur u referohet dokumentave zyrtare por nuk ka asnjë dokument” theksoi zëdhënësja e ministrit Ruli. Ajo ka theksuar se çdo tender e dhënë për koncesionet e hidrocentraleve është bërë brenda rregullave dhe ligjit të shtetit.

Ndërkohë selia rozë publikoi ditën e djeshme dokumenta që sipas e përfshinin ministrin e bujqësisë Genc Ruli në një skandal të ri për koncesionin mbi lumin Bënçë.
Shtuar më 12/01/2011, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori