Akuzat ndaj Ramës, Paloka ankimon në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë
Kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka, ka dorëzuar në mesditë kërkesën ankimore në Kushtetuese, pas pretendimeve se Gjykata e Lartë nuk pranoi provat e palës së paditur nga kryeministri Rama, për akuzat dhe denoncimet e bëra prej Edi Palokës në drejtim të tij.

“Kam ankimuar vendimin e gjykatës, të ndërmarrë nën presionin dhe represionin e pushtetit të kryeministrit.

I qëndroj deklaratave të bëra dhe pavarësisht se Gjykata e Lartë nuk na i pranoi provat, ato shpresoj të shqyrtohen në Kushtetuese. Qeveria po ushtron presion mbi drejtësinë dhe Gjykata e Lartë është tërësisht nën dhunën dhe presionin e Ramës dhe qeverisë së tij.

Shpresoj tashmë që Kushtetuesja të jetë më e lirë nga presioni i kryeministrit, por gjithsesi, edhe nëse nuk do të jetë, ne do të shkojmë deri në Strasburg për të kërkuar të drejtën tonë, aty ku realisht mbrohen të drejtat e njeriut”, tha Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2015, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori