Fenomen i pazakontë në Shëngjin, bregdeti mbulohet nga një pluhur i verdhë

Teksa temperaturat vazhdojnë te rriten edhe numri i pushuesve nga vendi dhe Kosovë që zgjedhin të pushojnë në Shëngjin është rritur.

Nga pamjet e shpërndara nga pushues, vihet re një fenomen i pazakontë, që nuk është parë më parë, teksa ujërat e Kunën në Shëngjin janë mbuluar nga një pluhur i verdhë.

Kjo është situatë e re, për të cilën nuk dihet ngase është shkaktuar, megjithëse kjo problematikë nuk ka shkaktuar panuk të pushuesit që vijojnë të marrin rrezit e diellit këtë fundjavë.