MB: Rama të mos përbaltë Policinë e Shtetit
Nuk ka vonuar reagimi i Ministrisë së Brendshme në lidhje me deklaratat e kreut të PS-së Edi Rama, i cili u shpreh se qeveria përdor policinë. Zëdhënësi i kësaj ministrie Leonard Olli i kërkoi zotit Rama të mos përbaltë më Policinë e Shtetit.

"Alternativa e vetme që i ofroi zoti Rama policisë për të përmirësuar marrëdhëniet me publikun, është shembulli i fëmijëve të Gramoz Ruçit dhe Luiza Xhuvanit. I kujtojmë zotit Rama se drejtuesit e korruptuar dhe të inkriminuar Policia e Shtetit i ka nxjerrë me kohë prej rradhëve të saj dhe sot janë rreshtuar në krah të tij. Zoti Rama para se të flasë për vuajtjen, mbrojtjen e pronës, duhet të japë llogari për vjedhjet dhe përvetësimin e pronës të dhjetrave qytetarëve në Tiranë në kohën kur ai ishte kryebashkiak", deklaroi Leonard Olli. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2013, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori