Akuzat Lu-Llalla, ambasadori amerikan takohet me Nishanin
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu është takuar në Presidencë me kreun e shtetit, Bujar Nishani.

Takimi vjen pas një debati të fortë në distancë mes ambasadorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Lu e akuzoi Llallën se është përpjekur të sekuestroi serverin e ILDKPI-së. Kurse Prokuroria reagoi duke thënë se ambasadori amerikan po e shatazhon.

Ndërkohë gjatë para ditës së sotme u fol për një refuzim nga Nishani për të pritur në takim ambasadorin Lu, por që më pas Presidenca e përgënjeshtroi./Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori