LAJMI I FUNDIT/ Përfundon takimi “kokë më kokë” i Llallës me Ilir Metën
Sapo ka përfunduar takimi që pritej të ndodhte sot mes Kryeprokurorit Llalla dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.

Mësohet se Llalla ka qenë për 30 minuta në zyrën e Metës, disa ditë pas një letre që ai i dërgoi kryetarit të Kuvendit ku shprehte shqetësimin e tij se i ishte mohuar viza emrikane, ndërsa akuzoi Lu-n se fshihej pas këtij refuzimi. Sakaq

Prej ditës së djeshme kryeprokurori Llalla dhe ambasadori i SHBA-së gjendet në qëndër të mediave për shkak të akuzave të drejtëpërdrejta mes tyre.

Donald Lu doli hapur dje në një konferencë dhe foli mbi reformën në drejtësi duke akuzuar drejtpërdrejt Llallës për pengim të reformës për shkak se kishte sjellë në shortin e KED-së vetëm 3 emra ku duhet të kishte sjellë një listë të plotë.

Ndërsa Llalla iu kundërpërgjigj ambasadorit Lu duke e akuzuar atë për presione jo diplomatike dhe afera për përfitime personale në kurriz të prokurorisë./albeu.com/




Shtuar më 03/02/2017, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori