Ndryshimet në grupin parlamentar, PD informon Kuvendin për përjashtimin e mbështetësve të Berishës

Pas mbledhjes së organizuar nga Këshilli Kombëtar i PD, ku edhe u miratuan ndryshime e reja, Partia Demokratike, i është drejtuar Kuvendit me një shkresë zyrtare ku edhe ka njoftuar për vendimet e marra.

“Pas vendimeve të Kryesisë së Partisë dhe këshillit Kombëtar të PD, në përputhje me statutin dhe Rregulloren e brendshme të Grupit Parlamentar, në përputhje me nenet 15 e vijues të Rregullores së Kuvendit, ju njoftojmë se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të datës 15.01.2022, kryetari i Grupit Parlamentar është zgjedhur Enkelejd Alibeaj”, shkruhet në njoftimin e PD.

Ndryshimet në PD:

Ndryshimet janë si më poshtë:

Kryetari i Grupit Parlametar, Enkelejd Alibeaj

Nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve: Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar).

 


Shtuar 17.01.2022 14:16

Tags: