Zbulohet dita! Alternativa cakton se kur do të vendosë për hyrjen në qeveri

Lideri i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, Hristijan Mickoski, u shpreh se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza është që qeveria menjëherë të shpërbëhet dhe të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo ishte përgjigja e tij kur u pyet për masat e reja anti-covid të paralajmëruara nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

“Masa e vetme që duhet të merret dhe të jetë funksionale është që menjëherë të shpërbehet kjo Qeveri, të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me atë të largohet ky ministër i shëndetësisë dhe ky Komision për Sëmundje Ngjitëse i udhëhequr nga politikologu Karaxhoski”, tha Mickoski.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se të martën do të kërkojë të vihet në zbatim dorëheqja e tij.

Të martën gjithashtu pritet që edhe partia Alternativa të vendos për hyrje ose jo në Qeveri. Kjo parti njëherë nënshkroi iniciativën për ta rrëzuar Qeverinë, ndërsa tani po diskuton bashkëqeverisje shumicën e Zaevit.

Kryetari i kësaj partie Afrim Gashi pas takimit që pati me Zaevin, tha se është i obliguar që të përpunojë dy variante të zgjidhjes. Kjo gjë pritet të vendoset të martën në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie./albeu.com/