Akuzat e Ramës ndaj Metës, reagon ashpër LSI
Pas akuzave të forta që kryeministri Edi Rama hodhi në drejtim të Presidentit Ilir Meta dhe partisë së LSI, ka reaguar kjo e fundit.

Me anë të një statusi në Facebook, ka reaguar deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj duke e cilësuar të paligjshme dhe të pamoralshme këtë mbledhje të partisë Socialiste.

Kryeministri po bën mbledhje të PS-së në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”, -shkruan MehmetajFacebook.

Kryeministri Edi Rama sot mblodhi 74 deputetët e rinj të PS, ku gjatë fjalës së tij hodhi akuza ndaj Metës duke e cilësuar të anshëm dhe duke i kujtuar se tashmë është zgjedhur president. /albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori