Saga me regjistrimin e PD-së në zgjedhje, Sefa-Celibashit: Merr vendim tani, mos bëj deklarata politike

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, sqaroi nëpërmjet një dklarate për mediet edhe një herë se PD nuk do të depozitojë ansjë document shtesë në KQZ për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Sefa tha se dokumenti i PD-së është i plotë dhe i ligjshëm. Ai i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashit që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë document shtesë.

“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur. Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani. Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha Indrit Sefa.

Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur KQZ-së për afatin 48 orë, i cili skadon sot,  për plotësimin e dokumenteve për tu regjistruar në lokalet e 14 majit.

Enkelejd Alibeaj ka njoftuar përmes një letre zyrtare Celibashin, se Lulzim Basha është dorëhequr si kryetar i PD më 21 mars 2022 dhe se  dokumentacioni i paraqitur është i plotë.

Pas letrës së Alibeajt  Celibashi tha se vendimin do e marrë pasi të kalojë afati 48 orësh. Celibashi tha se vendimmarrja e KQZ është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Më tej ai tha se regjistrimi i anëtarëve të KZAZ-ve nuk ka lidhje me regjistrimin e Partisë Demokratike.

Sot, 11 mars, skadon afati i vendosur nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi që Partia Demokratike të plotësojë dokumentacionin në mënyrë që të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

/albeu.com/