Akuzat e PS për 21 janarin, MB: Ekspertiza, në transparencë të plotë
Ministria e Brendshme ka reaguar sot pas akuzave te PS-se dhe kerkeses per arrestimin e ekspertit qe sipas saj manipuloi provat per plumbin qe vrau Veizin, ne demonstraten e 21 janarit. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi, Leonard Olli ka thene se nëse ka përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit, ata janë Rama, personat e inkriminuar që me urdhër të tij sulmuan institucionet me endrrën për marrje pushteti me dhunë.



Sipas Ollit, puna e ekspertëve është jo vetëm profesionale, bërë me kërkesë të prokurorisë, por kryer në prani dhe nën mbikëqyrjen e oficerëve. Ajo sipas tij ka qenë realizuar në transparencë të plotë dhe është e dokumentuar.
“Pamjet filmike janë të qarta dhe do të vihen në dispozicion të kujtdo që do t’i kërkojë”- tha ai, duke treguar një fragment edhe për mediat e pranishme. /albeu.com/


Shtuar më 16/02/2013, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori