E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Akuzat e PS, Argita Malltezi: Rama vijon me serialin e shpifjeve
Vajza e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi ka reaguar sërish sot ndaj akuzave të Partisë Socialiste mbi pasurinë dhe për korrespodencën e saj me biznesmenin Ansar.

Në një deklarate drejtuar mediave, Argita Malltezi, thekson se Rama po përpiqet të përdorë veprimet e saj, të bazuara në ligje për të justifikuar veprimet e tij të paligjshme.



"Jua përsëris dhe një herë, që standartet e mia të transparencës dhe respektimit të ligjit gjatë aktivitetit tim dallojnë si dita me natën me ato tuajat dhe sa më shumë përpiqesh të shpëtosh, duke i krahasuar, aq më i pabesueshëm dukesh para publikut. Z Rama, tarifat e punës sime si avokate unë i kam pasur publike dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë”, thekson Argita Malltezi.

Ajo gjithashtu ka kërkuar sërish nga kryesocialisti Rama, të bëjë publik burimin e 100 milionëshit të huasë pa interes të znj.Lindita Basha, si dhe të gjitha faturat e investimit prej 1 milion euro në pallatin pesëkatësh të familjes së saj, tatimet e paguara për to dhe transaksionet bankare për financimin e tij. /albeu.com/

Shtuar më 20/01/2013, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori