Në kundërpërgjigje të akuzave të zv/ministrit të Brendshëm Ferdinand
Poni, për mungesën e zbukurimeve festive në Tiranë për 28 nëntorin,
Bashkia e Tiranës tha sot se ka pasur pengesa nga policia e shtetit.
“
Bashkia ka vendosur cdo vit flamuj për festat e nëntorit, por këtë vit ka hasur në rezistencën e policisë, e cila nuk lejonte heqjen e banderolave blu të qeverisë, nga shtyllat”, tha zëdhënësi i bashkisë i cili akuzat e Ferdinand Ponit i cilësoi
shpifje.
“Flamujt kuq e zi u vendosen nga
bashkia me banderolat, kjo për të shmangur cdo incident në rrugë e keqkuptim në publik. Si cdo vit,
Poni doli dhe përseriti akuzën e
festave.
Poni ka disa kallëzime për
shpifje nga ana jonë do të kallëzohet edhe për këtë
shpifje. Kjo është përpjekja e Sali Berishës për të ndotur 29 nëntorin me makinën e baltës. Berisha ka dështuar me integrimin dhe zhvillimin europian të vendit”, deklaroi
Bashkia.
Sipas saj, balta e Berishës edhe sot është shprehja e këtij dështimi. “Berisha nuk e mbulon dot me dështimin ndaj duhet edhe ditët e
festave për luftën me opozitën”- tha zëdhënësi i Bashkisë.
Shtuar më 29/11/2010,
ora 17:17