Deklarimi i kombësisë nuk është i detyrueshëm, ashtu siç mund të jetë
deklarimi i pasurisë. Nuk jam i detyruar ta deklaroj. Unë nuk e kam për turp ta fsheh kombësinë time, jam ai që jam, por nuk kam pse e them në
media apo nëpër CV. Kështu i është përgjigjur akuzave të mediave greke për fshehje të kombësisë, ministi i Shëndetësisë Vangjel
Tavo në një intervistë për Gazetën Shqiptare.
I pyetur nga gazeta nëse i është përgjigjur kësaj pyetjeje në
formularin e Censusit, deputeti i LSI-së përgjigjet se
“Po, e kam deklaruar në
formularin e Censusit. Mund t’i hapni e t’i verifikoni, por në
media apo në CV nuk më detyron kush”, - u shpreh
Tavo. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2013,
ora 10:50