Akuzat e ish-kreut të PS, Ruçi: Betejën nuk e kemi me Nanon por Berishën
Gramoz Ruçi
“Nuk e kam lexuar atë që ka thënë Fatos Nano. Unë betejën e kam me Saliun dhe jo me Fatos Nanon, apo me të tjerë”. Kjo ka qenë përgjigjia që kreu i Grupit të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhënë për Panoramën ndaj akuzave të ish-kreut të Partisë Socialiste Fatos Nano.

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, dy ditë më parë, në një intervistë për “Panorama”, tha se disa prej figurave të PS-së sillen si kufoma politike që pranojnë të gëlltisin gjithçka nga vendimet e kryesocialistit Rama.

“Ka një dallim si nata me ditën. Kini parasysh që lista dhe mbledhja që miratonte listat përfundimtare të kandidatëve të PS deri në 2005-n ishin një produkt i njohur publik dhe mbledhja ishte formale. Pra, nuk bëhej një mbledhje që lidhej me oreksin tim personal, apo të Kryesisë dhe nuk kishte as drama si këto, me pasoja që lidhen me këtë teknologji të hiles së orës së fundit. Edhe emra me përvojë politike 20- vjeçare, që nga Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Bashkim Fino e të tjerë, paradoksalisht sillen si kufoma politike, që gëlltisin pilula të helmatisura që do të kenë efekte shumë negative më 23 qershor, kur publiku dhe militantët do t’i nxjerrin si jashtëqitje”, u shpreh Nano. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori