Beatrix në gjendje të rëndë psikologjike: Më ndihmoni

Këngëtarja Beatrix Ramosaj duket se ende nuke  ka kaluar periudhën e vështirë të përballjes me realitetin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në një Instastory, Beatrix ka kërkuar ndihmën e ndjekësve në rrjetet e saj sociale, për të ndarë me të këshilla për të kaluar gjendjen e vështirë që ajo po kalon.

“Hey miq virtal! Sot do të doja t’ju njihja pak më shumë! Përultësisht ju ftoj të ndani me mua historitë tuaja në përballje me bullimin dhe dhunën. Si e keni tejkaluar? Çfarë ju ka ndihmuar?! Shpresoj që kështu mund të frymëzojmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin! Pres me padurim t’ju lexoj, jam e bindur se kam shumë për mësuar! E tuaja, Trixa!”, shkruan ajo.

Disa ditë më parë, ajo ndau me ndjekësit e saj historinë sesi ishte bullizuar në rrjetet sociale për shkak të marrëdhënies që ajo krijoi brenda shtëpisë me aktorin Donald Veshaj. Ajo u shfaq duke qarë në video, duke treguar se shumë e kishin mallkuar dhe i ishin vënë kundër duke i krijuar një gjendje të vëshirë për t’u superuar./albeu.com