E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Akuza tronditëse: Një vajzë u përdhunua në sy të të fejuarit në Shkodër
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka treguar në News24 një rast përtej imagjinatës.

Sipas tij në Shkodër këtë javë një vajzë është përdhunuar në sy të të fejuarit të saj.

Sipas tij autorët i di e gjithë Shkodra por askush nuk i denoncon pasi kanë frikë.

Paloka tha:

Banda e Shkodrës, ka bërë përdhunime nga më makabret që nuk i thotë kush. Nuk i denoncon kush. E dini ju, që në Shkodër është përdhunuar e fejuara në sy të të fejuarit në makinë, vetëm 10 m më larg, dhe i fejuari rrinte nën tytën e pistoletës dhe shihte me sytë e tij. Ka ndodhur dhe nuk denoncohen. Se njeriu që ka qenë aty, nuk ka guxuar e thonë nën zë, tregohen. Është hedhur një vajzë nga pallati. Nuk vajti njeri as gazetarët ta hetojnë, Pse. Ishte shtatzënë me një nga banda e përdhunuar. Unë po ju them faktet. Që edhe ata edhe vetë familjarët nuk guxojnë t’i nxjerrin. I di gjithë Shkodra. I di gjithë Vlora ca ndodh në Vlorë, e di gjithë Durrësi ca ndodh në Durrës, në Nikël në Shijak. Këto janë gjëra që po ndodhin në gjithë Shqipërinë. Bandat e krimit që i kanë dhënë pushtetin Edi Ramës sot po marrin kaparin." /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori