Akuza të rënda nga Mali i Zi: Erogen Brajoviçi pjesëtar i grupit kriminal të Kotorrit
E përditshmja malazeze ‘Vijesti’ ka shkruar sot për grupin kriminal të Kotorrit, i cili drejtohet nga Ranko Raduloviç.

Referuar informacioneve nga akuza malazeze, mes të tjerash ajo shkruan se njëri nga të arrestuarit në Shkodër gjatë operacionit të RENEA-s, Erogen Brajoviçi, është pjesëtar i këtij grupi kriminal që tentuan të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi, Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe oficerin e policisë Dushko Koprivica dhe djalin e tij Strahinja.

Erogen Brajoviç i njohur si ish-sportist dhe i angazhuar në politikë u arrestua gjatë operacionit të RENEAS në Shkodër dhe ndodhet me 30 ditë arrest në burg me qëllim që prokuroria të provojë akuzat për të.

Por sipas të përditshmes malazeze ‘Vijesti’ Erogen Brajoviç është pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj, i cili udhëhiqet nga Ranko Raduloviç nga Nikshiqi i Malit të Zi. Ranko Radulloviç i arrestuar nga policia malazeze akuzohet si kreu i grupit kriminal me bashkëpunim të ngusht me Klanin ‘ Shkaljari’ nga Kotorri.

Sipas malazeses ‘ Vijesti’ ndaj Erogen Brajoviç ka një aktakuzë si pjesë e këtij grupi kriminal të cilët kishin synim të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe të oficerit të policisë Dushko Koprivica dhe djalit të tij Strahinja.

Sipas kësaj të përditshme malazeze, ka qenë dëshmitari i mbrojtur Dejan Vukotiç, i cili ka zbuluar skemën e grupit kriminal të drejtuar nga Ranko Radulloviç dhe lidhjet me Klanin ‘Shkaljari’ nga Kotorri si dhe shumën prej 500 mijë eurove të paguara për vrasjen e dy ish-oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Malit të Zi dhe oficerit të policisë dhe të djalit të tij, si dhe vrasjet e ndodhura në Mal të Zi mes Klanit ‘ Shkaljari’ dhe Klanit ‘Kavaçi’.

Referuar ‘Vijesti’ thuhet se pjesë e grupit kriminalRanko Radulloviq nga Nikshiqi janë : djali i tij Zeljko, Nikolla Mandiç, Luka Raduloviç, Darko Viçkoviç, Nenad Lubura, Rados Petrusiç, Radoje Preradoviç, Milladin Dedoviç, Stefan Raduloviç, si dhe shtetasi nga Kotori Igor Vukotiç dhe shtetasi shqiptar Erogen Brajoviç, të cilët ndodhen në arrati.

Deri tani nuk ka një informacion nëse nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi të ketë mbërritur kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e 36 vjeçarit nga Shkodra Erogen Brajoviç./AbcNews
Shtuar më 12/09/2018, ora 17:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori