Akuza të reja ndaj Berishës, si punoi kundër UÇK-së dhe vrasjet misterioze
Pëlqej
Kosova është rikthyer edhe një herë tjetër në vëmendjen e opinionit publik pas deklarimit të presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh. Ky zhvillim ka bërë që Zylfie Haklaj motra e katër vëllezërve Haklaj të vrarë të risjellë në vëmendje të shqiptarëve rolin e tropojanëve dhe të familjes Haklaj në luftën për liri të Kosovës.

Në një intervistë për Shqiptarja.com Zylfie Haklaj, rrëfen se çfarë ajo di për vrasjen e një njeriu të rëndësishëm për UÇK siç ishte Ilir Konushevci, Hero i Kosovës, i njohur me emrin “Mërgimi”, si dhe për vrasjen e mjekut Hazir Malaj.

Zylfie Haklaj ngre disa pikëpyetje për rolin e Sali Berishës gjatë luftësKosovës. Ajo akuzon ish-presidentin e asaj kohe se ka punuar kundër luftës çlirimtare të kosovarëve. Gjithashtu Zylfie Haklaj jep arsyet se përse sipas saj u vra i vëllai Shkëlqim Haklaj.

Ndërkaq, berisha u akuzua edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci se ka bashkëpunuar me Milloshevicin duke i shitur naftë dhe ka strehuar Arkanin.
Shtuar më 10/08/2018, ora 08:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori