Përshpejtohen procedurat, ja dy projektiligjet që do të diskutohen në Kuvend

Nesër do të zhvillohet një seancë parlamentare në Kuvend ku grupi i Partisë Socialiste ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës.

PS kërkon që të përfshihen dy projektligje për ratifikimin e protokollit të NATO-s për aderimin e Finlandës dhe Suedisë.

Raportohet se PS ka miratuar sot të dyja protokollet, ndërsa tani kërkon ta miratojë në Kuvend me procedurë të përshpejtuar./albeu.com