Akuza për gjobëvënie, policia e Tiranës arreston katër persona
Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona mbrëmjen e djeshme nën akuzën e gjobëvënie. Mes të prangosurve është edhe Pajtim Seriani, shënjestra e atentatit të 5 janarit në rrugën e Kavajës, ku mbeti i vrarë atentatori Artur Baze.

33 vjeçari njihet dhe si miku i Emiljano Shullazi një person i njohur nga drejtsia shqiptare.

Ky është një arrestim që është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2015, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori