Akuza për abuzim me detyrën, gjykata vendos nesër për Canen
Pëlqej
Gjykata e Sarandës mori sot në administrim provat lidhur me skandalin e publikuar nga mediat ku Agron Cane, me detyrë aktivist në zyrën në Sarandë të deputetit socialist të qarkut Vlorë, Koço Kokdhima dyshohet se ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të kërkuar favore seksuale për t’i siguruar një vend pune shtetases E.G.

Seanca gjyqësore për të përcaktuar masën e sigurisë ndaj 60-vjeçarit [sht[ë përcaktuar ditën e neserme.Burime nga Prokuroria e rrethit jugor bëjnë të ditur se krahas video-përgjimit një provë mjaft e rëndësishme që do ndikojë në vendimin e Gjyktës së Sarandës është dëshmia e gruas, e cila ka rrëfyer se është nën presion nga aktivisti Cane prej 6 muajsh.

Shtuar më 18/08/2014, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori