Akuza: Hetonte skandalin e djalit të deputetit, kërcënohet me jetë polici
Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme ka publikuar denoncimin e një punonjësi policie në Komisariatin nr 6.

Sipas policit është kërcënuar me jetë oficeri i policisë gjyqësore në Krujë, ndërsa po hetonte dosjen penale të djalitdeputetit të PS, Rrahman Rraja.

Sipas Berishës, djali i deputetit akuzohet për përdhunimin e një vajze 25-vjeçare.

Postimi i Berishës:

Kercenohet me jete nga bandat e Partise oficeri qe po hetonte skandalin e djalit te deputetit te narkopartise, Rraja.

Lexoni mesazhet e policit dhe qytetarit dixhital! sb

“Pershendetje Dr une qe po ju shkruaj jam punonjes i policise Komisariatit nr 6, z. Sali Berisha sot mesova sa vlen lekura e nje oficeri policie, sot rreth ore 18 eshte paraqitur ne Komisatiatin e Policise nr 6.

Oficeri Policise gjyqesore ne komisariatin e Krujes Emiljano Nuhu, ku ka kallezuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja keta shtetas kan kanosur me jete oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qen duke hetuar Dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit Te krujes Rraman Rraja.

Per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku. Oficeri i Policise eshte kercenuar me jete nga njerzit e deputetit te krujes, kercenimin e ka bere Redjan Rraja, Ramazan Rraja duke i then oficerit qe po na hetove me ne do te zhdukim ty dhe familjen tende.”

"JU LUTEMI DOKTOR PUBLIKOJE KETE LAJM VETEM TEK JU MUND TE GJEJME ZGJIHJE PER PADREJTESIT QE I BEHEN KETIJ POPULLI.

ME URDHE TE ORGANIZATES KRIMINALE QE DREJTOHET NGA DEPUTETI I KRUJES RRAMAN RRAJA, NARKO POLICI I KOMISARIATIT NR 6, PAL MARKU KA URDHUR PRISHJEN E PAMJEVE FILMIKE TE NJE LOKALI NE UNAZEN E RE, VENDI KU U KERCENUA ME JETE OFICERI I POLICISE EMILJANO NUHU, I CILI PO HETONTE PROCEDIMIN PENAL TE DJALIT TE DEPUTETIT RRAMAN RRAJA,

KJO ESHTE POLICIA QE DUAM,

RASI NUK ESHTE REFERUAR NE PROKURORI, NGJARJA PO FSHIHET NGA POLICIA.”

Ndërkohë, policia reagoi zyrtarisht pas denoncimit të Berishës së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë janë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes dhe janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr, i cili kërcënonte shtetasen me iniciale Xh. M. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2018, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori