Akuza e rëndë për aksionin në Nikël: U dekonspirua
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka folur në News24 për aksionin e policisë në NIkël.

Për këtë ajo hodhi akuzën e rëndë se ishte dekonspiruar pasi sipas gazetares të arrestuarit kanë qenë shumë të qetë gjatë aksionit.

Policia ka vepruar me të njëjtën strategji si në Nikël dhe në Shkodër. Është zgjedhur mëngjesi për ti paraprirë çdo të papriture. Policia ka rrethuar zonën dhe ka fikur dritat. Operacioni ka si qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale, por ne kemi vetëm disa të ndaluar. Pra provat që ka grumbulluar policia kanë qenë të pakta, disa armë dhe disa mjete të blindura.

Në Shkodër ishte i pritshëm një aksion i policisë, pasi ishte goditur nga ngjarje kriminale. Unë e mirëkuptoj deri diku policinë, pra që janë gjetur vetëm armë sepse ata i mbajnë për të mbrojtur. Por nuk arrij të kuptoj aksionin në Nikël, pasi konsiderohet si një zonë ku fshihen persona me të shkuar kriminale. Është problematike mënyra si po bëhen operacionet sepse nuk janë grumbulluar prova. Burimet e mija bëjnë me dije se aksioni në Nikël u dekonspirua. Personat janë shfaqur të qetë në përballjen me policinë, çka tregon se ata e prisnin. Dyshimet e mija bien mbi punonjësit e policisë, pasi personat me të shkuar të errët kanë lidhje me policë”- tha Lala.
Shtuar më 15/09/2018, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori