Akuza e rëndë: Një kryetar bashkie në Tiranë probleme me dekriminalizimin?
"Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës..."

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka paralajmëruar të tjera skandale me kryetarët e bashkive.

Duke folur në studion e “Opinion”, Bardhi deklaroi se një rast po verifikohet në Bashkinë e Tiranës. Ai paralajmëroi se demokratët kanë në duar 10 raste gjithsej, për të cilat po kryhen hetime.

“Kemi dhe 10 raste të tjera. Jemi duke e verifikuar rastin. Pogradeci është një prej atyre rasteve. Ka indicie të qenësishme, jemi duke provuar në fazën përfundimtare për një kryetar bashkie në qarkun e Tiranës. Është e vërtetuar por enden nuk kemi në dorë dokumentacionin”, tha numri dy i selisë blu.

Ai tregoi edhe sesi bien në gjurmët e kryebashkiakëve me probleme. “Veprimi është i tillë, ne marrim indice nga qytetarët nga strukturat tona, nga struktura brenda PS. Ka patur raste për denoncime për një apo dy individë kemi marrë informacione brenda PS. Ne pasim marrim indice pastaj i verifikojmë. Denoncimet janë anonime dhe ne i ruajmë anonimitetin.

Verifikojmë fillimisht se çfarë ka deklaruar vetë personi. Pastaj shikojmë nëse personi ka udhëtuar apo jo në drejtim të vendit ky dyshohet se ka kryer veprën penale apo është i dënuar. Në momentin që dalim në konferencë këta persona janë verifikuar nga ne”, sqaroi Gazment Bardhi.
Shtuar më 20/01/2020, ora 22:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori