Akuza e rëndë, në Llakatund u gjet një njeri me kokë të prerë
Pëlqej
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë deklaratën e fortë në TCH se në Vlorë është gjetur një njeri i vrarë por ngjarja është fshehur.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja”.

Kryetarja e LSI-së tha gjithashtu se është survejuar nga organet ligjzbatuese.

“Unë jam survejuar nga SHISH, nga Policia, nga struktura e kësaj qeverie nga pastrimi i parave, jo vetëm unë por të gjithë deputetët edhe familjarët tanë”. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori